Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Deputetët sot vendosin për dorëheqjen e Zaevit dhe Qeverisë

nga Venera Grabanica23 dhjetor 2021

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pritet të thirret seancë me të vetmen pikë të rendit të ditës – dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev dhe Qeverisë.
Seanca ende nuk figuron në kalendarin e Kuvendit, kësisoj ende nuk dihet se kur do të mbahet, por se do të mbahet sot, kanë konfirmuar dje nga Kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, transmeton TV21.
Në ora 10:00 do të mbahet brifingu me gazetarë i kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Për në ora 11:00 është caktuar edhe seanca për pyetje deputetësh, por e njëjta nuk dihet nëse do të mbahet, për shkak të dorëheqjes së Zaevit dhe Qeverisë./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →