Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deputeti gjerman e fut Kosovën në kartolinat e tij të fundvitit

nga Gentrita Xhemajli18 dhjetor 2024
Deputeti gjerman e fut Kosovën në kartolinat e tij të fundvitit

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se Kosova është pjesë e kartolinave të fundvitit në Gjermani.

Ajeti tha se Kosova, po përfaqësohet bukur në kartolinën për Krishtlindje të kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut dhe deputetit gjerman, Michael Roth.

“Republika jonë, pjesë e kartolinave të fundvitit të miqve tanë. Kënaqësi të shoh se Republika e Kosovës është kaq bukur e përfaqësuar në kartolinën për Krishtlindje të mikut tonë, Michael Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman”, shkroi Ajeti në Facebook.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →