Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Deputeti gjerman i reagon Borrellit e Lajçakut: E lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës

nga Venera Grabanica18 mars 2024
Deputeti gjerman i reagon Borrellit e Lajçakut: E lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, në një reagim në platformën “X”, ka pyetur liderët e BE-së nëse e kanë dëgjuar deklaratën e Vuçiqit për Kosovën të bërë të dielën, i cili tha se Perëndimi duhet  zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.

Butikofer tha se si mund të vazhdohet me pretendimin se “problemi” është kryeministri Kurti, kur por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës.

“Hej, Joseph Borrel, Miroslav Lajçak dhe Oliver Varhelyi. A e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë? Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës! Vonderleyen ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! Tani!”, ka shkruar ai.

ETIKETA:#Politikë#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →