Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deputeti i AAK-së kërkon shkarkimin e drejtorit të Policisë

nga Venera Grabanica18 shtator 2020

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, për incidentin e ndodhur para një muaji në Karaçevë, po vlerëson se duhet të shkarkohet menjëherë drejtori i policisë.

Berisha para deputetëve në seancën e sotme plenare kërkon që drejtor i ardhshëm i policisë të jetë një polic i ri, i pagraduar që e do Kosovën dhe nuk përzihet në politikë.

“Për çështjen në Karaçevë duhet të shkarkohet menjëherë drejtori i policisë për shkak se në mënyrë të përsëritur, patrullat e xhandarmerisë Serbe shkelin integritetin e Kosovës, tmerrojnë qytetarët e Kosovës. Ndërsa drejtori i policisë as që është në dijeni dhe arsyetohet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Për drejtor të policisë nëse nuk dini si me bo sepse vjen tjetri më i zi se ky, mundet me u emërua një polic i ri i cili nuk ka grada, që ka familje patriotike, që e ka unin e vet që nuk dëgjon askënd nga politika dhe e donë Kosovën”, ka thënë Berisha.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →