Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deputeti i PDK-së sot intervistohet në Hagë

nga Kaltrina Berila7 shtator 2020

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, sot do të intervistohet në Gjykatën Speciale. Lajmin e ka bërë vet Shala përmes një postimi në “Facebook”.

Si njëri ndër eprorët e UÇK-së, ai ka thënë se është krenar që ka luftuar për Kosovën.

“Ju njoftoj se sot, më 7 shtator, në cilësinë e dëshmitarit, po i përgjigjem ftesës për intervistë nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Sot dhe përjetësisht krenar që pata nderin të luftoj për ty Kosovë, UÇK, dhe ju familja ime!”, ka shkruar Shala.

Gjykata Speciale në Hagë po heton krimet e pretenduara nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari 1998 deri në dhjetor 2000, të cilat përmenden në raportin e Këshillit të Evropës 2011. Autori i raportit është ish-senatori zviceran, Dick Marty./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →