Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deputeti ukrainas: I shokuar nga kërcënimet e Vuçiqit që të mos ta njohim Kosovën, për këtë vendos Zelensky

nga B G16 gusht 2023
Deputeti ukrainas: I shokuar nga kërcënimet e Vuçiqit që të mos ta njohim Kosovën, për këtë vendos Zelensky

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit ukrainas, Oleksandr Merezhko është deklaruar rreth kërcënimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq që Ukraina të mos e njeh Kosovën.

Vuçiq nga Kievi merr përgjigje se kërcënimet e tij nuk do të kenë asnjë ndikim në vendimin e presidentit ukrainas nëse dhe kur ai vendos të njohë Kosovën sepse kjo është e drejtë e tij kushtetuese.

“Epo, para së gjithash, më ka tronditur mënyra krejtësisht e papranueshme, jodiplomatike me të cilën presidenti i Serbisë i ka paraqitur kërcënimet e tij. Sepse ajo që kemi janë kërcënime, madje edhe shantazhe absolutisht të papranueshme. Kështu e perceptoj unë deklaratën e tij për ne. Dihet kur shohim se shtetet e tjera tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, duke përfshirë edhe aleatët tanë më të afërt. Jam i sigurt se është e drejta jonë sovrane të vendosim nëse do ta njohim apo jo. Dhe nuk i takon zotit Vuçiq të na mësojë apo të na diktojë se çfarë të bëjmë apo të na kërcënojë. Është absolutisht tronditëse dhe e papranueshme. “, ka thënë Merezhko.

Sipas tij , bazur në Kushtetuën e Ukrainës, presidenti Zelensky është përgjegjës për për zhvillimin e politikës së jashtme, përfshirë çështjet e njohjes.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →