Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Derbi ferizajas te hendbollistet

nga B.K11 nëntor 2022
Derbi ferizajas te hendbollistet

Kastrioti e Ferizaj takohen në ndeshjen më interesante të javës së shtatë në Superligën e hendbollisteve. Derbi ferizajas zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.
Kastrioti është i treti me tetë pikë, përkatësisht me katër fitore e dy humbje. Ndërkohë Ferizaj i ka tri fitore, një barazim dhe dy humbje dhe renditet i gjashti me shtatë pikë.
Të shtunën luhen të gjitha ndeshjet e javës së shtatë. Lideri Istogu nuk pritet të ketë telashe ndaj Dukagjinit (18:00).
Ndeshjet tjera janë: Jusuf Gërvalla – Vëllaznimi (15:00), Samadrexha – Prishtina (16:00), Vushtrria – Shqiponja (17:00).
Në Ligën e Parë të hendbollisteve ndeshjet e javës së shtatë janë të dielën: Vjosa – Drita (17:00), Deçani – Prizreni (14:00), Ulpiana – Llapusha (14:30), KEK-u – Trepça (13:00)./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →