Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Derbi i madh italian sonte në Allianz Arena: Juventus përballet me Milanin

nga Kaltrina Berila5 tetor 2025
Derbi i madh italian sonte në Allianz Arena: Juventus përballet me Milanin

Sonte nga ora 20:45, në Allianz Arena zhvillohet një nga ndeshjet më të pritura të javës në futbollin italian – derbi mes Juventusit dhe Milanit, i vlefshëm për xhiron e gjashtë të Serie A.

Të dy skuadrat vijnë në këtë sfidë me ambicie të mëdha dhe formë të mirë. Milani, që aktualisht kryeson tabelën me 12 pikë, do të kërkojë ta ruajë kreun dhe të vazhdojë serinë pozitive të rezultateve. Nga ana tjetër, Juventusi, që renditet në vendin e pestë me 11 pikë, synon ta ndalë rivalin historik dhe të ngjitet më lart në klasifikim.

Pritet një përballje e fortë dhe me shumë emocione mes dy prej skuadrave më të mëdha në historinë e futbollit italian, ku çdo pikë mund të jetë vendimtare për garën në majë të tabelës.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →