Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Derbi mes Barcelonës e Villarrealit, formacionet zyrtare

nga B.K20 tetor 2022

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Barcelonës dhe Villarrealit, e vlefshme kjo për xhiron e 10 të La Ligas.
Në xhiron e fundit në kampionatin spanjoll, Barcelona u mposht nga Real Madridi me rezultat 3:1, kurse Villarreali e mposhti 2:0 Osasunan.
Momentalisht, Barcelona zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 22 pikëve, krahas Villarrealit që renditet i shtati me 15 pikë të arkëtuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe Villarreali e mposhti Barcelonën si mysafirë me shifrat 2:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Barçën nuk do të paraqiten Araujo, Christensen dhe Depay, kurse te Villarreali mungojnë Coquelin, Foyth, Moreno, Capoue dhe Lo Celso.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Barcelona:

Villarreali:

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →