Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Derbi mes Liverpoolit dhe Arsenalit, formacionet zyrtare

nga Venera Grabanica23 dhjetor 2023
Derbi mes Liverpoolit dhe Arsenalit, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i derbit anglez mes Liverpoolit dhe Arsenalit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 18 të Premier Ligës.

Një pikë e ndan Liverpoolin nga Arsenali, andaj pritet të jetë një ndeshje tejet e zjarrtë, me të dy skuadrat që qëllimin e kanë titullin e Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Liverpooli barazoi pa gola 0:0 me Manchester United, kurse Arsenali e mposhti 2:0 Brightonin.

Momentalisht, Liverpooli zë vendin e tretë me 38 pikë, një më pak se Arsenali në vendin e parë e Aston Villa në vendin e dytë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Bajcetic, Jota, Mac Allister, Matip, Robertson dhe Thiago, kurse te Arsenali mungojnë Parte, Timber, Tomiyasu, Vieira, Jorginho dhe Elneny.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Endo, Szoboszlai, Jones; Salah, Gakpo, Diaz

Arsenal (4-3-3): David Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Rice, Havertz; Saka, Gabriel Jesús, Martinelli.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →