Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se deri në ora 15:00 në 18 komunat ku po mbahet balotazhi kanë qenë 273 mijë e 666 votues apo 20.78%.
“Duke u mbështetur në të dhënat preleminare që i kemi marrë nga rreth 95% të vend votimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 273.666 votues apo 20.78%”, tha ai.
Radoniqi shtoi se procesi zgjedhor po zhvillohet i qetë dhe pa pengesa. /21Media











