Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Deri në ora 16:00 në Preshevë votuan 9.5%

nga Miranda Beqaj3 prill 2022

Kryesuesi i Këshillit Zgjedhor në komunën e Preshevës, Alban Mehmeti ka bërë të ditur se deri në orën 16:00 kanë dalë për të votuar vetëm 4020 qytetarë, apo 9.5 % e qytetarëve.
Ai tha se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull dhe pa incidente.
”Procesi ka shkuar në rregull dhe i qetë. Deri tani s’ka pasur ndonjë parregullsi, përveç dalja është jashtëzakonisht e vogël. Nga gjithsej 44 mijë votues që ka komuna e Preshevës, deri në orën 16:00 kanë votuar 4020 votues, apo 9.5 për qind e votuesve”, tha ai./kp

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →