Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 32.32 përqind, apo 567 mijë e 934 qytetarë me të drejtë vote.
Në komunat e veriut është numri më i madh i votuesve, në Zubin Potok mbi 67 përqind, e Zveçan mbi 60 përqind. Në Prishtinë numri i votuesve deri në ora 15:00 është 39.48 përqind./21Media










