Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Deri në orën 9 kanë votuar 5,25% e votuesve

nga Miranda Beqaj31 tetor 2021

Sot në Maqedoninë e Veriut po votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Në të gjitha vendvotimet votimi filloi me kohë. Kishte pasur probleme teknike në disa vendvotime në Shkup. Të gjitha ato probleme janë zgjidhur dhe votimi vazhdon. Atje ku është ndërprerë votimi më shumë se një orë, do të vazhdojë për aq sa është ndërprerë, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Ai gjithashtu informoi se deri në orën 9:00 kanë votuar 5,25%, gjegjësisht 56.700 votues.
Dashtevski tutje tha se probleme teknike pati në një vend votues në Kisela Vodë, një në Karposh, në dy vende në Saraj dhe një në Qendër. Ai sqaroi se arsyeja kryesore ishte sepse nuk punuan kartelat memorje, u ndërruan me të tjera, në disa vende pati të dhëna të ndryshme, por që u rregulluan softuerët nga IT inxhinierët.
Kujtojmë që, në Maqedoninë e Veriut sot votohet në gjithsej 44 komuna dhe në qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale. Të drejtë vote në 2481 qendra votimi kanë 1.353.990 votues.
Për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021 janë akredituar gjithsej 1.598 vëzhgues nga vendi dhe të huaj, gazetarë dhe përkthyes, shkruan TV21/21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →