Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Dështon sërish zgjedhja e gjyqtarit të dytë të Kushtetueses

nga Kaltrina Berila24 nëntor 2022
Dështon sërish zgjedhja e gjyqtarit të dytë të Kushtetueses

As në raundin e tretë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedh gjyqtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese.
Në garë për gjyqtar të Kushtetueses ishin Dukagjin Avdyli dhe Bardh Vokshi.
Asnjëri prej këtyre kandidatëve nuk morën votat e mjaftueshme për gjyqtar.
Me votim të fshehtë, Bokshi mori 30 vota, Avdyli 36 sosh.
Pas dështimit, kryeparlamentari kërkoi nga komisioni përkatës që t’i merr veprimet e nevojshme për publikimin e thirrjes për propozimin e një kandidati për gjyqtarë të Kushtetueses.
Ndërsa në raundin e parë votat e mjaftueshme i ka marrë Enver Peci i cili i është rekomanduar presidentes së vendit për emërim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →