Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dështon të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

nga B.K22 nëntor 2021


Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se për shkak të mungesës së kuorumit ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Kusari- Lila në konferencë për media ka thënë se një përfaqësues i Listës Serbe dhe përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e Partisë Demokratike të Kosovës nuk ishin prezent në mbledhje.
Ajo bëri të ditur se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka caktuar që seanca plenare të mbahet më 25 nëntor.
“Sot kryetari i Kuvendit konform të drejtave, caktoi seancën plenare me 25 nëntor në ora 10:00. Nga agjenda, pika me peshë është shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2022, që pritet të jetë në trajtim në seancën e radhës”, ka njoftuar Kusari-Lila./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →