Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dështon vazhdimi i seancës së Kuvendit

nga Kaltrina Berila26 maj 2022

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka dështuar , pasi që në sallë ishin vetë 53 deputetë.
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka njoftuar se vazhdimin e kësaj seance do ta thërrasin javën tjetër.
“Kemi prit mjaftueshëm janë 25 minuta prej kohës kur kemi thënë se vazhdon seanca. Vetëm 53 deputetë po marrin pjesë në seancë nuk është i mundshëm vazhdimi i kësaj seance. Këtë seancë do ta thërrasim për një vazhdim për javën tjetër”, tha Konjufca.
Seanca e Kuvendit të Kosovës i kishte përfunduar vetëm pikat e para të rendit të ditës deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, ndërkaq, në mungesë të kuorumit nuk kanë arritur t’i votojnë dy pika të rendit të ditës Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →