Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Detaje nga biseda mes presidentit francez dhe Mbappe

nga Xh.D5 qershor 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zbuluar detaje nga biseda private që ka pasur me Kylian Mbappe pas vendimit që ky i fundit të qëndrojë në PSG.
Mbappe ishte lidhur fortë për një lëvizje të mundshme në Real Madrid, por gjërat ndryshuan papritmas.
Më 21 maj, ai njoftoi se do ta vazhdojë kontratën me PSG-në.
Sipas Goal, Macron luajti një rol në bindjen e 23 vjeçarit për të qëndruar në atdheun e tij.
“Po e vërtetë, kam pasur një bisedë me Mbappen përpara se ai të merrte një vendim për të ardhmën e tij. Unë thjeshtë e këshillova atë të qëndrojë në Francë. Kurrë nuk kam ndërhyrë në një transferim, thjeshtë dua të shohë një lojë të mirë”, u shpreh Macron./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →