RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Detaje se çka ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

nga Venera Grabanica1 mars 2025
Detaje se çka ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Një takim midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, u shndërrua në një debat të ashpër.

“Marrëveshja për mineralet do të nënshkruhet sot”, deklaroi Trump me të filluar takimi.

Bëhet e ditur se gjatë gjithë bisedës, të dy udhëheqësit e ndërprenë njëri-tjetrin para kamerave televizive.

Marrëveshja për mineralet mbeti pa u nënshkruar dhe konferenca e përbashkët për gazetarë u anulua.

Ndërkohë i njëjtë ka qenë edhe reagimi i zv.Presidentit JD Vance, i cili i ka kujtuar Zelenskyt se është jofalenderues dhe aspak respektues.

Kjo ka bërë që mes tyre të agravojë biseda dhe të kishte ngritje tonesh, çka bërëi që palët të ndërprisnin aty bisedën dhe të ndaheshin në dhoma të veçanta.

Pas kësaj Trump mblodhi këshilltarët e tij besnikë, dhe i kërkoi Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Mike Waltz, që të lënë Shtëpinë e Bardhë, duke anulluar konferencën për shtyp.

Pas këtij momenti bota u duk sikur u nda në “dysh”. Në Moskë ishin shumë entuziastë për këtë përplasje, madje e konsideruan historike.

Ndërkohë që krahu i djathtë i trump, Elon Musk shkruante se Zelensky shkatërroi veten para syve të qytetarëve amerikanë.

Por reagime të forta erdhën dhe nga europa, ku liderët e kontinentit të vjetër duket se u rreshtuan të gjithë në krah të Zelenskyt.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →