Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Dhjetë fluturime në nisje nga Prishtina

nga B.K17 mars 2020

Sot në nisje do të realizohen 10 fluturime

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës nuk do të ketë më hyrje të udhëtarëve përmes portit ajror “Adem Jashari”.

Megjithatë, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe qytetarët mund të kthehen në shtetet ku jetojnë me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.

Sipas ANP “Adem Jashari” sot në nisje do të realizohen gjithsej 10 fluturime.

Prishtinë – Zurich, 6 fluturime

Prishtinë – Stuttgart, 2 fluturime

Prishtinë – Munich, 1 fluturim

Prishtinë – Stamboll, 1 fluturim

ANP “Adem Jashari” kërkoi nga qytetarët që kontaktojnë kompanitë ajrore për informacion shtesë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →