Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Dhuna në fushë, Federata Turke pezullon të gjitha ndeshjet e futbollit

nga B G12 dhjetor 2023
Dhuna në fushë, Federata Turke pezullon të gjitha ndeshjet e futbollit

Federata Turke e Futbollit ka pezulluar të gjitha ndeshjet e futbollit pasi një president klubi goditi me grusht arbitrin në fytyrë në fund të një ndeshjeje të Superligës.

Presidenti i MKE Ankaragucu, Faruk Koca sulmoi gjyqtarin Halil Umut Meler në fushë të hënën pas fishkëllimës së fundit, pas barazimit 1-1 në një ndeshje të Super Ligës kundër Caykur Rizespor.

Arbitri, i cili ra në tokë, u godit gjithashtu me shkelm në një përleshje që ndodhi pasi tifozët gjithashtu pushtuan fushën pasi Rizespor shënoi golin e barazimit në minutën e fundit.

Federata njoftoi se pezulloi të gjitha ndeshjet e ligës për një kohë të pacaktuar pas një takimi urgjent të mbajtur për të diskutuar dhunën.

Meler u shtrua në spital me një frakturë të lehtë pranë syrit.

Në spital gjatë natës u shtrua edhe Koca, i cili konsiderohej se rrezikohej nga ataku në zemër. Ai u urdhërua të arrestohej në pritje të gjyqit me akuzat për plagosjen e një zyrtari publik të martën, pas marrjes në pyetje nga prokurorët, njoftoi Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc në platformën X.

Dy të dyshuar të akuzuar për shkelmimin e Melerit u arrestuan gjithashtu, ndërsa tre të tjerë u liruan nga paraburgimi me kusht që të paraqiteshin rregullisht në polici.

Gjatë marrjes në pyetje, Koca mohoi të ketë shkaktuar ndonjë lëndim, duke këmbëngulur se ai thjesht e goditi arbitrin. Presidenti i klubit fajësoi edhe Melerin për incidentin, të cilin e akuzoi për ”vendime të gabuara” dhe akte provokuese.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e dënoi gjithashtu sulmin.

”Sport do të thotë paqe dhe vëllazëri. Sporti është i papajtueshëm me dhunën. Nuk do të lejojmë kurrë që të ketë dhunë në sportet turke,” shkroi ai në X.

Bu akşam oynanan MKE Ankaragücü-Çaykur Rizespor müsabakası sonrasında hakem Halil Umut Meler’e yapılan saldırıyı kınıyor, kendisine geçmiş olsun dileklerimi iletiyorum.

Spor, barış ve kardeşlik demektir. Spor şiddetle bağdaşmaz. Şiddetin Türk sporunun içinde barınmasına asla…

— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) December 11, 2023

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →