Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak flet para Komitetit të PE-së për Punë të Jashtme

nga Kaltrina Berila1 dhjetor 2022
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak flet para Komitetit të PE-së për Punë të Jashtme

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka informuar Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme lidhur me zhvillimet e fundit Kosovë-Serbi.
Lajçak përmes një shkrimi në “Twitter” ka potencuar se i ka informuar për arritjen e marrëveshjes për çështjen e targave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Sot iu drejtova anëtarëve të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme për një përditësim mbi Dialogun. I informova për marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga zhvillimet e fundit dhe rrugën përpara. Falënderues për mbështetjen e rëndësishme për punën time.”, ka shkruar ai “Twitter”.
Ndryshe, më 23 nëntor, pala kosovare dhe ajo serbe kanë arritur marrëveshje lidhur me targat./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →