Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Ashton: Duhet bërë kompromise për diçka më të madhe
Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, ka folur të premten në Prishtinë për rëndësinë e bërjes së kompromiseve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të arritur diçka më të madhe.
“Shpresoj që e kuptoni sa të rëndësishëm jeni për mua”, ka thënë ajo, duke shtuar se beson që e ardhmja e Kosovës do të jetë në Bashkimin Evropian.
Në diskutimin e organizuar nga Grupi për Ballkanin, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Ashton ka thënë se dialogu nuk ka qenë kurrë i lehtë, dhe zbatimi i marrëveshjeve është gjithmonë diçka më e vështirë sesa arritja e tyre.
“BE-ja bën vazhdimisht kompromise të brendshme për të fituar diçka më të madhe, por pa hequr dorë nga parimet. Megjithatë, duket gjetur mënyra si mund të bëni ndryshime të vogla për të krijuar diçka më të madhe”, ka thënë Ashton në konferencën në Prishtinë me titull “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”, që është organizuar nga Grupi për Ballkan.











