🌍 Bota
Diddy shpallet fajtor për akuzat për prostitucion, por jo për shumicën e akuzave serioze
nga Venera Grabanica2 korrik 2025
Pruducenti i njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor për dy nga pesë akuzat që përballet në një gjyq të rëndësishëm lidhur me trafikim dhe shfrytëzim seksual të grave.
Combs, 55 vjeç, u akuzua për pesë akuza: një akuzë për komplot dhe shantazh dhe nga dy akuza për trafikim seksual dhe transportim për t’u angazhuar në prostitucion.
Ai u shpall i pafajshëm për akuzat e komplotit, shantazhit dhe trafikimit të seksit.









