Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Dielli do të lind përsëri”, Memli Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje

nga B G24 prill 2024
“Dielli do të lind përsëri”, Memli Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 56 vjet. Me këtë rast Memli Krasniqi kryetar i Partisë Demorkatike të Kosovës, themelues i së cilës ishte Thaçi e ka uruar atë.

“Urime ditëlindjen, President!Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook teksa ka publikuar edhe një fotografi.

Thaçi ka lindur më 24 prill të vitit 1968 në Burojë të Skenderajit. Hashim Thaçi është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

Thaçi ishte gjithashtu krryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i qeverisë së përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →