Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

“Dielli i një qielli tjetër”

nga B.K25 qershor 2022

Poezi nga Xhevdet Bajraj
Pas një nate
në tokën ku vazhdojnë të çelin lulet e fëmijërisë
ku vazhdojnë të kalben ëndrrat
mes lisave të përgjumur
fillojnë të zgjohen sorrat
dhe dielli i një qielli tjetër
(nën të cilin kuptohet
se ka shumë më tepër mënyra për të vrarë
sesa për të bërë dashuri)
Një burrë
derisa po kthehej në shtëpi
nga turni i natës
ndeshet në park
me një prostitutë lakuriq
të vdekur
që kishte të tatuazhuar në kërdhokull
emrin e një shqiptari nga Kosova
E gjora
nuk i kishte dy javë
që kishte dalë nga përralla

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →