Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Digjen disa vetura në Prishtinë

nga Gentrita Xhemajli20 dhjetor 2025
Digjen disa vetura në Prishtinë

Një rast i zjarrvënies dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar dje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Sipas informatave fillestare, një person ende i panjohur është vërejtur duke ndezur zjarre, me ç’rast si pasojë janë dëmtuar pesë vetura të parkuara në afërsi.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurimin e zonës, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →