Gjashtë persona kanë vdekur dhe 81 të tjerë janë dërguar në spital pas shpërthimit të një zjarri në një shtëpi të moshuarve në Milano të Italisë.
Alarmi u ngrit në orët e para të së premtes në shtëpinë e të moshuarve “Casa dei Coniugi”.
Zjarri u kontrollua shpejt, por kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala tha se shpëtimtarët duhej t’i nxirrnin të gjithë “pothuajse një nga një për krahu”.
Të gjitha provat treguan se zjarri u përfshi në një dhomë ku jetonin dy gra.
Raportohet se 14 të lënduar janë në gjendje të rëndë.
Shtëpia e të moshuarve, në zonën Corvetto të Milanos jugore, strehonte 167 njerëz që kërkonin nivele të ndryshme kujdesi./21Media










