Një shtëpi është djegur tërësisht nga zjarri në Mitrovicë të Veriut, ndërsa një shtëpi tjetër dhe një objekt përcjellës janë dëmtuar pjesërisht dje rreth orës 06:30 në Mitrovicë të Veriut.
Në përpjeke për të ndaluar zjarrin një person ka pësuar lëndime.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani ende nuk dihet se si ka nisur zjarri, ndërsa njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke lokalizuar zjarrin./21Media











