Një veturë është kapluar nga zjarri në autostradën Ibrahim Rugova, në aksin Suharekë-Prizren.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se në kêtë rast nuk ka të lënduar.
“Pas orës 15, policia është njoftuar se në autostradë, drejtimi Suharekë-Prizren (km i 3), një veturë është përfshirë nga zjarri.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend-ngjarje. Dyshohet se shkak i zjarrit është ndonjë defekt teknik. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.











