Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Dior prezanton koleksionin e ri të veshjeve në afërsi të piramidave të Gizës

nga B.K6 dhjetor 2022
Dior prezanton koleksionin e ri të veshjeve në afërsi të piramidave të Gizës

Dior për prezantim të koleksionit të ri të veshjeve për meshkuj, për sezonin vjeshtë 2023 zgjodhi si sfond piramidat e Gizës. Ky koleksion u prezantua para 800 mysafirëve.
Shou i modës u mbajt pas perëndimit të diellit.
Qëllimi i prezantimit të këtij koleksioni të Dior në këtë vend ishte kremtimi për historinë dhe kulturën e pasur të Egjiptit dhe vënja e tij në skenën e modës.
Kjo shfaqje mode mori kritika pozitive.
Giza shënon lokacionin e katërt të turneut të Dior për prezantimin e këtij koleksioni pas Tokios, Miamit e Londrës.
Mirëpritja e një shou mode si ky në Giza do të thotë ridefinim i vendit nga një vend vetëm turistik në atë ku personat kreativ mund të takohen dhe inspirohen për punë të mëtejme./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →