Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Diplomatët e OKB-së largohen gjatë fjalimit të Lavrovit

nga Egzona Mehmeti1 mars 2022

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov sot u prit me një bojkot diplomatik në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Lavrov, i cili po i drejtohej këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe konferencës së OKB-së për çarmatimin, u prit me një largim nga ambasadorët perëndimorë kur filloi të fliste, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Kur fjalimi i tij përmes lidhjes video filloi, ambasadorët perëndimorë u larguan.

Ministri i Jashtëm i Rusisë më pas shkoi virtualisht në këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut. Edhe atje dhoma u zbraz.

Mes pretendimeve të pabaza se Ukraina mund të përpiqet të marrë armë bërthamore, ai tha se ishte koha që raketat amerikane në Evropë të kthehen në shtëpi./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →