Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Diplomati amerikan: Sulmi i 24 shtatorit ndodhi për të nxitur reagimin e Kosovës

nga B G7 tetor 2023
Diplomati amerikan: Sulmi i 24 shtatorit ndodhi për të nxitur reagimin e Kosovës

Diplomati amerikan në pension i cili ka shërbyer edhe si ambasador i SHBA-së në NATO, Kurt Volker ka thënë se sulmi i 24 shtatorit ku u vra një polic i Kosovës ishte provokuar me qëllim për të marrë një përgjigje nga Kosova, ndaj të cilit më pas do të reagonte Serbia.

Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka thënë se është e nevojshme që të bëhet presion mbi Beogradin për të parandaluar skenarë dhe provokime të tilla.

“Incidenti në të cilin u vra një polic i Kosovës ishte krijuar për të provokuar një përgjigje nga pala kosovare – ndaj së cilës Serbia do të reagonte më pas. Mendoj se është e nevojshme të bëhet presion mbi Beogradin që të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar skenarë dhe provokime të tilla. Nuk besoj se një gjë e tillë do të ndodhte nëse do të kishte një mesazh të qartë se një gjë e tillë nuk është e mirëseardhur. Gjithashtu, është e nevojshme që të dyja palët të përpiqen të qetësojnë pasionet dhe të mos ndërmarrin asgjë që pala tjetër do ta konsideronte si provokim  që do të shkaktonte një lloj reagimi”, ka deklaruar Kurt Volker.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →