Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Diskutimi në Sarajevë për zgjerimin e BE-së, Nikaj: Ballkani Perëndimor përkundër sfidave, pjesë e rëndësishme e debatit evropian

nga Kaltrina Berila23 mars 2025
Diskutimi në Sarajevë për zgjerimin e BE-së, Nikaj: Ballkani Perëndimor përkundër sfidave, pjesë e rëndësishme e debatit evropian

Bernard Nikaj nga PDK ka qenë këtë fundjavë në Sarajevë, ku me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë ka marrë pjesë në panelin me temë “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor: status quo apo zgjerim?”.

Nikaj ka thënë se në këtë panel është diskutuar për sfidat dhe mundësitë e zgjerimit të BE-së në kontekstin e ri gjeopolitik, si dhe ndikimin e zhvillimeve në Bruksel dhe Uashington.

“Këtë fundjavë pata kënaqësinë të qëndroj në Sarajevë, me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë (EID). Në panelin me temë “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor: status quo apo zgjerim?”, diskutuam për sfidat dhe mundësitë e zgjerimit të BE-së në kontekstin e ri gjeopolitik, si dhe ndikimin e zhvillimeve në Bruksel dhe Uashington. Një bisedë e vlefshme mes përfaqësuesish nga regjioni dhe BE-ja, që konfirmon se Ballkani Perëndimor perkunder sfidave, mbetet pjesë e rëndësishme e debatit evropian”, ka shkruar ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →