Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Diskutohet drafti fillestar për largimin e kryetarëve në veri, takimi i dytë mbahet të mërkurën

nga R9 gusht 2023
Diskutohet drafti fillestar për largimin e kryetarëve në veri, takimi i dytë mbahet të mërkurën

Grupi punues për hartimin e udhëzimit administrativ për largimin e kryetarëve të komunave verore ka mbajtur sot takimin e parë.

Kryesuesi i këtij grupi, Besim Myrtezani, tha për KosovaPress se në këtë takim është diskutuar drafti fillestar.

Ai bëri të ditur se takimi i radhës do të zhvillohet të mërkurën derisa shtoi se udhëzimi administrativ në tërësi do të jetë gati me 1 shtator.

Përmbyllja e tij i hap rrugë hapave për peticionin për largimin e kryetarëve që kërkon nënshkrimin e 20% të votuesve në komunë.

Në këtë grup punues bëjnë pjesë përfaqësues nga Presidenca, Qeveria dhe shoqëria civile.

Një javë më parë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat veriore të vendit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →