Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Distria Krasniqi e nis e para garën në “Tokyo 2020”

nga Egzona Mehmeti23 korrik 2021

Distria Krasniqi është sportistja e parë e Ekipit Olimpik të Kosovës, e cila fillon garën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Distria do të nisë garën në disiplinën 48 kg, nga ora 04:00 e mëngjesit të ditës së shtunë sipas kohës në vendin tonë, apo 11:00, me orën lokale në Tokio.
Ajo ka fituar normën olimpike për të përfaqësuar Kosovën, bashkë me katër xhudistët e tjerë dhe njëmbëdhjetë sportistë gjithsejtë.
Të dielën, garën do ta vazhdojë Majlinda Kelmendi, shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe notarja Eda Zeqiri.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →