Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Distria mposhtet nga francezja, por vazhdon garën për medalje në Evropian

nga Kaltrina Berila29 prill 2022

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është mposhtur në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Krasniqi u mposht nga francezja, Amandine Buchard e cila është nënkampione olimpike në këtë kategori deri në 52 kilogramë.
Meçi ishte i barazpeshuar, duke shkuar në Golden Score. Aty, Distria u ndëshkua me kartonin e tretë të verdhë, çka bëri që ta humbte ndeshjen.
Tani, Distria Krasniqi do të vazhdojë garën në këtë Evropian në fazën e repesazhit, ku aty do të përballet me xhudisten nga Zvicra, Fabienne Kocher./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →