Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Distria ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën

nga Venera Grabanica8 maj 2023
Distria ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën

(Lajm i përditësuar)

Distria Krasniq nuk ka arritur që të kalojë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror të Xhudos.

Ajo u mposht në gjysmëfinale në kategorinë 52 kilogramë nga njëra prej xhudisteve më të mira në botë, japonezja Uta Abe, përcjellë KosovaPress.

Kjo është hera etretë që Krasniqi mposhtet nga japonezja në garat ndërkombëtare, raporton KosovaPress.

Tani, xhdusitja kosovare do të luftojë për medaljen e bronztë.

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të Botërorit të Xhudos

Distria Krasniqi ka bërë një tjetër hap të madh në Kampionatin Botëror të Xhudos duke kaluar në gjysmëfinale të kësaj gare.

Në çerekfinale xhudistja kosovare e mposhti me mjeshtëri të madhe jugkoreanen Seyun Jang, raporton KosovaPress.

Në xhiron e tretë, Distria e mposhti belgen Amber Ruheul.

Distria Krasniqi kalon pengesën e parë

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka korrur fitoren e parë në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Në kategorinë deri 52 kg, Krasniqi e eliminoi xhudisten gjermanen Mascha Ballhaus, përcjellë KosovaPress.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →