Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Dita e 100-të e luftës, Zelensky zotohet: Fitorja do të jetë e jona

nga B G3 qershor 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një video-mesazh të shkurtër të premten se ukrainasit kanë mbrojtur vendin e tyre për 100 ditë kundër agresionit rus dhe se “fitorja do të jetë e jona”.
“Udhëheqësit e fraksioneve parlamentare janë këtu, shefi i kabinetit të presidentit është këtu, kryeministri i Ukrainës Shmyhal është këtu, Podolyak është këtu, presidenti është këtu. Ekipi ynë është shumë më i madh. Forcat e Armatosura të Ukrainës janë këtu. Më e rëndësishmja, njerëzit tanë, njerëzit e vendit tonë, janë këtu”, tha Zelensky.
“Ne kemi mbrojtur Ukrainën për 100 ditë. Fitorja do të jetë e jona. Lavdi Ukrainës,” shtoi ai.
Mesazhi i bën jehonë një videoje nga presidenti menjëherë pas fillimit të pushtimit rus në shkurt, me Zelensky të rrethuar nga stafi i tij në një rrugë në Kiev, duke thënë “ne jemi të gjithë këtu”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →