Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Dita e ndeshjeve në Superligë: Luhet në Podujevë dhe Drenas

nga Kaltrina Berila16 mars 2025
Dita e ndeshjeve në Superligë: Luhet në Podujevë dhe Drenas

Xhiro e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës do të vazhdojë sot, ku në program janë edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.

Llapi para adhuruesve të vet pret Suharekën, në një ndeshje që është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat që po luftojnë për mbetjen në elitë.

Llapjanët kërkojnë tre pikët në mënyrë që të barazohen me pikë me Suharekën, derisa mysafirët synojnë të largohen nga Podujeva me rezultat pozitiv.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli ’74 pret Malishevën.

Vendasit të fundit në tabelë synojnë që të shkaktojnë një tjetër befasi, derisa skuadra e Bekim Isufit, Malisheva kërkon fitoren e radhës.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 14:00.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →