Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dita e Veteranit në ShBA, Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

nga Kaltrina Berila11 nëntor 2023
Dita e Veteranit në ShBA, Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 11 nëntorit, Ditës së Veteranit në ShBA.

“Me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne, populli i Kosovës i jemi përjetësisht falënderues për shërbimin e tyre, shërbim i cili ndihmoi lirinë dhe paqen në botë, por sjelli lirinë edhe në Kosovë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →