Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dita ndërkombëtare e parandalimit të vetëvrasjeve

nga E.Bullaku10 shtator 2020

Mesatarisht çdo vit 800 mijë njerëz i japin fund jetës dhe shumë më tepër se kaq tentojnë të vetëvriten.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se vetëvrasjet nuk ndodhin vetëm në vendet me të ardhura të larta, por është një fenomen global në të gjitha rajonet e botës. Në fakt 78% e vetëvrasjeve në botë ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

Lidhja mes vetëvrasjeve dhe çrregullimeve mendore, veçanërisht depresionit dhe çrregullimeve të përdoruesve të alkoolit, është e konsoliduar tashmë në vendet me të ardhura të larta, shumë vetëvrasje ndodhin menjëherë në momente krizash për shkak të mungesës së aftësisë për të përballuar streset e jetës siç janë problemet financiare, prishjet e marrëdhënieve në çift apo dhimbjet dhe sëmundjet kronike.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →