Policia ka bërë të ditur se dje në mesditë një burrë me të meta psikike nga Prizreni ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se viktimës dhe të dyshuarit i është ofruar ndihma mjekësore.
Me urdhër të prokurorit kujdestar dhe në konsultim me psikiatrin, i dyshuari dërgohet në klinikën e forenzikës psikiatrike./21Media










