Djali i Joe Biden, Hunter, tani do të hetohet nga një prokuor special me kompetenca shtesë, ka njoftuar prokurori i përgjithshëm i SHBA.
Merrick Garland i ka dhënë kompetenca shtesë David Weiss, prokurorit i cili tashmë ka ngritur kallëzim penal në këtë rast, raporton BBC, përcjell portali rtv21.tv
Një marrëveshje mbi akuzat për mashtrim tatimor dhe armë kundër djalit të presidentit u rrëzua në fillim të këtij muaji.
Republikanët kanë shtyrë për një hetim mbi marrëdhëniet e biznesit të Hunter Biden./21Media










