Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Djali i Trumpit në Beograd, do të takohet me Vuçiqin

nga Kaltrina Berila11 mars 2025
Djali i Trumpit në Beograd, do të takohet me Vuçiqin

Mediat në Serbi kanë raportuar për një vizitë në Beograd të Donald Trump Jr, djali i presidentit të ShBA-së Donald Trump.

Mediat atje raportojnë po ashtu se ai pritet të ketë edhe një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Trump Junior (Trumpi i ri), njihet si një biznesmen.

Ai është edhe nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump.

47-vjeçari në kryeqendren e Serbisë kishte qenë edhe vitin e kaluar.

Ai ishte takuar me disa biznesmenë në një darkë për të diskutuar perspektivat e investimeve në Serbi.

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →