Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Djegia e Kuranit, protesta para konsullatës suedeze

nga Venera Grabanica22 janar 2023
Djegia e Kuranit, protesta para konsullatës suedeze

Një aktivist danez i së djathtës ekstreme dogji të shtunën Kuranin në Stokholm, me leje të policisë lokale. Turqia menjëherë ka anuluar vizitën e planifikuar të ministrit suedez të Mbrojtjes në kryeqytetin turk për të biseduar për përdorimin turk të vetos pas kërkesës suedeze për anëtarësim në NATO.

Anëtarët e Shoqatës Rinore të Anadollit dhe Fondacionit Kombëtar të Rinisë u mblodhën sot para Konsullatës suedeze në Beyoğlu në orën 20:00 dhe zhvilluan një protestë.
Në protestën që nisi me këndimin e Kuranit, kryetari i AGD Dega e Stambollit Mehmet Yaroğlu mbajti një fjalim të shkurtër. 
Në Stamboll, protestuesit para konsullatës suedeze kanë brohoritur “Sulmojeni Suedinë dhe vareni Rasmus Paludanin” dhe kanë djegur flamurin e shtetit të Suedisë.
Policia mori masa të forta sigurie, më pas u shpërnda pa incidente./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →