Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dodë Gjergji udhëheq meshën e Pashkëve

nga Egzona Mehmeti15 prill 2017

Me ndezjen e zjarrit të shenjtë dhe me leximin e “Lutjes së Hyit”, sonte filloi mesha solemne e Pashkëve në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Mesha po udhëhiqet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ku janë duke u kënduar lutje kushtuar Zotit dhe besimit të krishterë dhe po lexohen pjesë nga Bibla.

Dita e Pashkëve shënohet nesër, ku gjatë tërë ditës do të ketë mesha në të gjitha kishat katolike, ndërsa veç aktiviteteve të shumta, në mbrëmje do të jetë pritja solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →