Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dogana e Kosovës me të hyra rekord me mbi 1.5 miliardë euro

nga Venera Grabanica5 nëntor 2024
Dogana e Kosovës me të hyra rekord me mbi 1.5 miliardë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se fillimi i muajit nëntor ka shënuar rritjen më të madhe në të hyra, me mbledhjen e mbi 1.5 miliardë eurove.

Sipas njoftimit, kjo shifër shënon rritje të dukshme prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2023, të hyrat e mbledhura ishin 1.36 miliardë euro, ndërsa këtë vit janë mbledhur 146.1 milionë euro më shumë. Ky trend pozitiv, që ka nisur të shfaqet vitin e kaluar, ka vazhduar të përforcohet në vitin 2024, duke konfirmuar përkushtimin e Doganës për të maksimizuar të hyrat”, thuhet në njoftimin e Doganës/

Gjithashtu bëhet e ditur se në këtë rritje ka ndikuar përmirësimi i procedurave doganore, lufta kundër kontrabandës e rritja e transparencës./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →