Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dogana ndalon katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara

nga B G8 tetor 2025
Dogana ndalon katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara

Dana e Kosovës ka parandaluar katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara gjatë muajit shtator.

Sipas njoftimit të doganës në Facebook, gjatë kontrolleve janë ndaluar një sasi e konsiderueshme e produkteve të dyshuara si pirate, përfshirë: 300 jelekë dimëror me logon Moncler, 300 palë atlete me logot Adidas, Reebok dheMiu Miu, 5 mijë e 180 palë çorape me markat Nike, Calvin Klein, Reebok dhe U.S. Polo Assn dhe 225 veshje tekstili me markën Stone Island.

Dogana ka bërë të ditur se këto ndërhyrje janë “rezultat i analizës së avancuar të riskut dhe vigjilencës së oficerëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që produktet e falsifikuara të depërtojnë në tregun e Kosovës, duke mbrojtur konsumatorët dhe të drejtat e pronësisë intelektuale”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →