Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dogana parandalon kontrabandimin e 128 kg ushqim deti

nga Kaltrina Berila26 shkurt 2024
Dogana parandalon kontrabandimin e 128 kg ushqim deti

Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandë të produkteve ushqimore, të shtunën në Vermicë.

Dogana bënë të ditur se malli i padeklaruar përfshinte karkaleca, kallamar dhe gjel deti me Aragost, me peshë totale 128 kg.

“Pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti është zbuluar mall i kamufluar, fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh. Malli i padeklaruar është si vijon, Karkaleca: 60 kg neto, Kallamar dhe oktapod:59.5 kg, Gjel deti me Aragost: 8.5 kg neto”, ka shkruar dogana në “Facebook”.

Malli është ndaluar dhe konfiskuar derisa ndaj personit përgjegjës është shqiptuar kundërvatje doganore./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →